BIK fton qytetarët t’u përmbahen rregullave të IKSHPK-së

HomeAktualitet

BIK fton qytetarët t’u përmbahen rregullave të IKSHPK-së

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar opinion e gjerë se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën më 24 maj 2020, mirëpo siç është bë

Maqedoni e Veriut: Shpallet gjendja e jashtëzakonshme e re për 14 ditë
Halil Kastrati gjatë Ramazanit ka dhuruar 100 shtëpi dhe banesa (VIDEO)
Shala: Më të besueshme janë deklaratat e Ivica Daçiqit se të Avdullah Hotit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar opinion e gjerë se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën më 24 maj 2020, mirëpo siç është bërë e ditur edhe më parë për shkak të Pandemisë Covid-19, kësaj radhe nuk do te falet namazi i bajramit në xhamitë e Kosovës.

Në kohën e Fitër – Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i drejtohet opinionit drejtpërdrejt (në kohë reale) me Mesazhin e Bajramit, por nuk do të ketë organizim të faljes së Fitër- Bajramit.

“Po ashtu njoftojmë opinionin se për shkak të Pandemisë, Myftiu Naim ef. Tërnava ka anuluar edhe pritjen tradicionale të Fitër- Bajramit”.

“Kryesia e Bashkërisë Islame të Kosovës edhe njëherë fton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë që t’u përmbahet udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për t’u mbrojtur nga Pandemia”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0