Biden thellon ndjeshem diferencën me Trump, ja me sa vota kryeson në tre shtetet kryesore

HomeAktualitet

Biden thellon ndjeshem diferencën me Trump, ja me sa vota kryeson në tre shtetet kryesore

Kandidati demokrat Joe Biden po thellon ndjeshëm diferencën me kundërshtarin e tij republikan Donald Trump, aq sa duket sikur çdo votë që numërohet shkon për të, shkruan newsbomb.al. Dje BBC raportonte se nga numërimi i votave me postë, 2/3 e tyre shkonin direkt për Biden.

Nga rezultatet në kohë reale që publikojnë mediat amerikane (Ne i referohemi Fox Neës) dhe që përditësohet çdo moment sapo vota kalon në qendrën e votimit, shihet se Joe Biden është shkëputur bindshëm nga Trump në tre nga pesë shtete që po numërohen të fundit. Mund të thuhet se tashmë gara nuk është më “në tehun e thikës”, por kandidatët po presin që të numërohen të gjitha votat dhe të shpallet fituesi.
Kështu, në Pensilvani ku është përqënssruar e gjithë vëmendja, bashkë me Nevadan dhe Xhorxhian, Joe Biden nga një diferencë prej 1 mijë votash, ka kaluar tashmë në gati 30 mijë vota para, shkruan newsbomb.al. Nga 99% e votave që janë numëruar në këtë shtet, Joe Biden ka fituara 3,337,069 vota (49.6%) kurse Trump ka marrë 3,308,192 vota (49.2%).

Edhe në Nevada, rezultati ka ndryshuar dukshëm në favor të Biden. Demokrati ka marrë 632,558 vota (49.8%) dhe republikani Trump 609,901 vota (48%). Po kështu, në Xhorxhia Joe Biden kryeson me afro 4 mijë vota para. Ai ka 2,456,845 mijë vota (48.4%) dhe Donald Trump 2,452,825 mijë vota (49.3%).

Të tre këto shtete kanë në total 42 mandate, respektivisht Pensilvania 20, Nevada 6 dhe Xhorxhia 16 mandate. Që një kandidat të shpallet fitues i zgjehdjeve ai duhet të marrë 270 mandate, shkruan newsbomb.al. Joe Biden ka marrë deri tani 264 mandate dhe i duhen vetëm 6 të tjera, kurse Donald Trump ka 214 mandate.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0