Besnik Tahiri: Me mua si kryetar, Komuna e Podujevës do të ketë zhvillim të qëndrueshëm të kulturave bujqësore

HomeAktualitet

Besnik Tahiri: Me mua si kryetar, Komuna e Podujevës do të ketë zhvillim të qëndrueshëm të kulturave bujqësore

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri shef i Grupit Parlamentar nëpërmjet një video mesazhi që ka shpërndarë në Facebook, ka prezantuar Burim Hasanin, kandidat për Asamble Komunale në Podujevë.

Tahiri nëpërmjet këtij video mesazhi ka treguar të arriturat dhe aftësitë e Hasanit.

“Jam në Bradash, në plantacionin katër hektarësh të cilin e udhëheq Burim Hasani, ai që nga klasa e 10 ka shprehur vullnet të punojë tokën. Ai është një fermer i suksesshëm, djalë i zoti, është kandidat për Asamble Komunale dhe njëkohësisht është pjesë e ekipit tim e cila do udhëheq të gjitha planet për bujqësi dhe fermerë. I uroj mirëseardhje në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe i them shkojmë përpara ta zhvillojmë Podujevën”, tha Tahiri në këtë video mesazh.

Ai nëpërmjet shkrimit krahas këtij video mesazhi tregoi arritjet e Burim Hasanit i cili është absolvent në Mjekësinë Veterinare në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë, i certifikuar në 13 trajnime të avancuara në fushat specifike (shëndeti dhe mirëqenia e kafshëve, agronomi, menaxhim dhe

https://www.facebook.com/watch/besniktahiri64/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0