Besa Gaxherri: Liderët politikë ta gjejnë një president të pranueshëm për të gjithë

HomeAktualitet

Besa Gaxherri: Liderët politikë ta gjejnë një president të pranueshëm për të gjithë

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka deklaruar se zgjedhjet në kohë pandemie nuk janë zgjidhje. Ajo ka kërkuar nga subjektet politike përgjegjësi që temat e tilla nacionale të ulën dhe t’i diskutojnë së bashku.

Gaxherri thotë se partitë politike duhet të jetë gjithmonë të gatshme për zgjedhje, megjithatë konsideron se për momentin ato nuk janë zgjidhja e duhur.

“Çdo subjekt politik gjithmonë duhet të jetë i gatshëm për zgjedhje. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, por po e ritheksoj se duke e pasur parasysh situatën në të cilën jemi si Republikë e Kosovës, me temat me të cilat ballafaqohemi, që kushdo qoftë në cilin do subjekt politik që e merr përgjegjësinë për ta udhëhequr vendin ka nevojë për të gjitha subjektet politike sepse janë tema nacionale”, ka deklaruar Gaxherri.

“Unë mendoj se kësaj radhe ishte dashur të ketë pak më shumë përgjegjësi secili lider i partive politike që vërtetë të takohen dhe të diskutojnë sidomos temat nacionale e pastaj të vendosin të shkojnë deri në fund mandati në zgjedhje, por unë kam frikën se nëse pretendojmë të bëjmë zgjidhje të problemeve me zgjedhje ne vetëm do të riciklojmë problemin”, ka deklaruar Gaxherri

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0