Bëri thirrje për protestë në Facebook, gruaja shtatzënë arrestohet në sytë e fëmijëve të mitur (video)

HomeAktualitet

Bëri thirrje për protestë në Facebook, gruaja shtatzënë arrestohet në sytë e fëmijëve të mitur (video)

Avokatët dhe grupet e lirisë civile kanë shprehur shqetësime rreth mënyrës se si një grua shtatzënë u arrestua në shtëpinë e saj, në Ballarat të Australisë, për gjoja inkurajimin e njerëzve që të marrin pjesë në një tubim kundër “lockdown”. Detektivët e vizituan shtëpinë e Zoe Buhler me një urdhër kërkimi në dorë, të mërkurën, dhe e akuzuan atë për nxitje. Pamjet e arrestimit të saj, me policinë që e vunë në pranga, ndërsa ajo ofroi të fshinte postimet e saj në rrjetet sociale, kanë shkaktuar një debat për liritë civile në Australi dhe më gjerë.

Shoqatat përkatëse i kanë përcjellë ministres së rendit, Lisa Neville, shqetësimet në lidhje me trajtimin e zonjës Buhler. Presidentja e “Victorian Bar”, Wendy Harris, tha se e kuptonte rëndësinë që individët t’i përmbahen ligjit, veçanërisht gjatë një pandemie, por kishte mendimin se arrestimi i Znj.Buhler duket joproporcional me kërcënimin që ajo paraqiste. “Një oficer policie nuk ka të drejtë të përdorë prangat mbi një person, thjesht sepse duhet ta arrestojë.

Pamjet e arrestimit të zonjës Buhler nuk paraqesin asnjë kërcënim nga sjellja e saj, që sugjeronte nevojën e vendosjes së prangave”, – tha prokurori kryesor i projektit të përgjegjësisë policore, Gregor Husper. Ai shtoi se zonja Buhler mund të ketë arsye për të paraqitur një ankesë për këtë. Po ashtu, nënvizoi se ky arrestim ishte pjesë e një “reagimi tepër të zellshëm të policisë ndaj pandemisë”.

Ndihmës komisioneri i policisë, Victoria Luke Cornelius, tha se policia po bënte atë që i kërkohej, për të ndaluar protestat, dhe ishte i kënaqur që trajtimi i zonjës Buhler ishte i duhuri, në këto rrethana: “Asnjëherë nuk do të duket mirë, optika e arrestimit të dikujt që është shtatzënë është e tmerrshme. Megjithatë, përdorimi i prangave udhëhiqet nga një proces i vlerësimit të rrezikut, i cili ishte ndjekur në mënyrë korrekte”.

Policia e arrestoi Zoe Buhler në shtëpinë e saj, të mërkurën, ndërsa ishte e veshur me pizhama. E gjitha kjo skenë ndodhi para fëmijëve të saj të mitur. Video e arrestimit të saj është bërë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar pakënaqësi të shumta për forcat policore. Nuk kam asnjë ide pse po e bëni këtë- u thotë ajo oficerëve në video. – Dy fëmijët e mi janë këtu. Më duhet të bëj ultratinguj (eko) për një orë. Jam e lumtur ta fshij postimin. Unë nuk e kuptoj vërtet që kam bërë gabim. Kjo është qesharake. Nuk e kuptova se po bëja ndonjë gjë të gabuar”.

Aussie woman charged with inciting anti-lockdown event on Facebook

Police burst into a family home in Victoria with a search warrant after an expectant mother allegedly incited an anti-lockdown protest online.A viral video shows the moment the woman, still in her pajamas, tells the officers she has an ultrasound in an hour as they put her in cuffs. The 28-year-old was charged with incitement for a Facebook post, calling for a socially distanced ‘Freedom Day’ rally against the state’s coronavirus restriction measures. Now, she will have to stand trial at the Ballarat Magistrates’ Court in January next year. The video sparked a major backlash online, with the term ‘fascism’ popping up regularly in the comments.MORE: https://on.rt.com/apjo

Posted by RT on Wednesday, September 2, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0