Berat Buzhala: VV-ja është si COVID-i, herët a vonë ka me të ra

HomeAktualitet

Berat Buzhala: VV-ja është si COVID-i, herët a vonë ka me të ra

Drejtori i Gazetës Express dhe T7, Berat Buzhala e ka krahasuar Lëvizjen Vetëvendosje me coronavirusin. Ai thotë se VV është si puna e Covid-it, herët ose vonë do të infektohesh me të.

“Sigurisht që Albin Kurti dhe Lëvizja e tij janë një zgjidhje e keqe për vendin, por që janë një zgjidhje që nuk kemi çare pa e provu. Me dhemb zemra me thanë që zgjidhje e mirë nuk janë as partitë tjera, mirëpo veç pse ata e kanë keq nuk do me thanë që Albini e ka mirë. Ky mundet, edhe e ka, ma keq. Sido që të jetë, LVV është sikur puna e COVID’it. Ky virus është në mesin tonë, edhe herët a vonë ka me të ra”, ka shkruar ai.

Vec qyqanat i tuten fitores se Albinit:

Sigurisht qe Albin Kurti dhe Levizja e tij jane nje zgjidhje e keqe per vendin, por qe jane nje zgjidhje qe nuk kemi çare pa e provu. Me dhem zemra me thane qe zgjidhje e mire nuk jane as partite tjera, mirepo vec pse ata e kane keq nuk do me thane qe Albini e ka mire. Ky mundet, edhe e ka, ma keq. Sido qe te jete, LVV eshte sikur puna e COVID’it. Ky virus eshte ne mesin tone, edhe heret a vone ka me te ra. Fakti qe 100, ose 1000, ose 10000 analfabete ushtrojne te rror ne rrjete sociale, duke treguar qysh ky popull eshte lodhe, nuk me lekunde as 1 perqind prej bindjeve te mia, se nje e keqe nuk mundet me u lu ftu me nje te keqe tjeter. Mirepo sigurisht qe jam i vetedijshem qe “erlli dita”. Kurse nese ne qe e shohim Albinin si opcion te keq, jemi te bindur qe e kemi mire, duhet te jemi te lumtur qe pas nje kohe do te mund t’u themi pales ‘qeter’ “a ju kemi thane?”. Eshte njefar lezeti kur konfirmohet qe ke pase te drejte.

Levizja Vetevendosje e ka pase njefar kuptimi ne vitin 2010, por ajo aktualusht eshte nje qorbe e pergatitur ad hoc me ckado qe ke pase kuzhine. Vec i ka gri Albini edhe i ka shti ne nje ene, le te del ku te del. Nuk e besoj qe dikush e ka provuar me heret nje keso qorbe. Here ka me shiju si e djathte, here si e majte, here si islamike, here si shqiptare. Mirepo keshtu ka vendosur chef Albini. Eshte populli ai qe ka me e provu edhe ka me na tregu a po i pelqen a jo. Ate qorben tjeter e ka provu.

Kerkush nuk duhet me qene fatalist edhe me e rroke kukamen. Ne vend qe me qajte edhe me vajtu, duhet me u bo bashke edhe me u perballe me qeverisjen e ardhshme. Konceptin e Kurtit duhet me e demasku, e jo vec me e refuzu, e jo vec me u frikesu prej tij. Nese ai mendon qe ekonomine e kontrollon qeveria, na tjeret duhet me dale e me thane qe kjo eshte shkolle e vjeter, e tejkaluar dhe e deshtuar. Nese Kurti mendon qe Kosova ka nevoje per nje dore te hekurt qe na meson edhe menyren e jeteses, na tjeret duhet me dale e me argumentu qysh liria individuale eshte e shenjte dhe te drejtat tona nuk i bartim te qeveria.

Ka edhe shume tema per te cilat duhet me u pergatite me debatu dhe me luftu. Mirepo nuk mundesh me luftu per kurrgjo, nese paraprakisht edhe nuk beson ne te.

Qysh thojne: Pus hka top :).

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0