Bekim Jasharit i vjen një reagim edhe nga PDK’ja pas akuzave për Lushtakun

HomeAktualitet

Bekim Jasharit i vjen një reagim edhe nga PDK’ja pas akuzave për Lushtakun

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, iu është kundërvyer deklaratave të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili foli të enjten mbrëma për prishjen e raporteve të tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe anëtarin e kësaj partie, Sami Lushtakut.

Pasi Jashari deklaroi se arsyet e prishjes së marrëdhieneve me Thaçin ishin, siç e quajti ai, paburrëria e këtij të fundit me të birin e Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, Lulzimin, Bytyçi ka publikuar fotografinë e ish-kryesuesve të partisë së tij, raporton Gazeta Express.

Zëdhënësi Bytyçi ka publikuar fotografi të ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit, si dhe ish-presidentit Thaçi, bashkë me Adem Jasharin.

https://www.facebook.com/avni.bytyci.1694/posts/242049520593759

“Pjesa tjetër është histori, e ajo shkruhet me tre shkronja të arta, UÇK”, ka shkruar Bytyçi në Facebook.

Jashari ka folur rreth raportimeve për prishjen e ish-presidentit, Hashim Thaçit me familjen Jasharaj.

“Ne i kemi thënë hapur troq jepni tendera kujt të doni e mos thoni pastaj familja Jashari. Ka pas debat pikërisht un edhe Luli i Baces Adem me Hashimin në kohën kur është menaxhu kompleksi nga Ministria e Ambientit. Ka pas zana jo kështu jo ashtu. Luli i ka thon troq: mua nuk më intereson kush e merr, por në momentin që une e nij që këtu lypni 10 përqindsha h araq firmave në qet vend, mbi gjakun e tyne, harrone që ka me ju shkel këmba në Prekaz”, tha Jashari.

“Pastaj ka pas disa të tjerë që nuk dua t’i bëj publike. Ka të bëjë me mos sinqeriteti dhe joburrënia tamon në direkt me Lulin. Tash në kohë kur ai është në Hagë nuk muna me fol diqka të ligë. Burrënia është kur të thom gjithmonë PO PO edhe në fund del JO”, ka thënë Jashari në Debat Plus.

Kreu i Komunës së Skenderajt foli edhe për shkëputjen me Lushtakun.

“Ne e kemi përkrah, sepse sikur mos të kishim përkrahë, Samiun nuk do ta kishin lënë të bëhej komandant. S’do ta kishin lënë rrethi i ngushtë i Adem Jasharit”, ka thënë Jashari.

Jashari tutje ka thënë se Sami Lushtaku një kohë të madhe të kohës ka qëndruar larg pikave të nxehta të lu ftës.

Përveç kësaj, Bekim Jashari, ka thënë se Sami Lushtaku gjatë kohës së l uftës ka blerë villë, saktësisht në vitin 1998.

“Samia ka ble tokë në lagjen 3. Villën që e qet kanihere”, ka thënë Jashari.

Kreu i Komunës së Skenderajt ka thënë se s’ka asgjë personale me Sami Lushtakun, por thotë se ky i fundit në vazhdimësi bën fushatë kundër.

“Ai u prish me mu. Veç nëse iu ka nalë uji dikun. Unë s’kam asgjë personale me Saminë. Ai para gjashtë muajve e ka nisë fushatën, e po iu thotë njerëzve që Bekimi s’ka me kandidu mo. Lloj lloj fjalë të ndryshme dëgjoj që Samiu i thotë nëpër oda në Drenicë”, ka thënë Jashari. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0