Bekë Berisha: Qëndrojmë prapa propozimit tonë, president duhet të jetë ai që i dh emb trupi nga p lagët e lu ftës

HomePolitike

Bekë Berisha: Qëndrojmë prapa propozimit tonë, president duhet të jetë ai që i dh emb trupi nga p lagët e lu ftës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, i cili ka thënë se të gjitha partitë në vend duhet të ulen në një tryezë për të zgjidhur çështjen e presidentit të vendit, shkruan GazetaBlic.

Në një prononcim për GazetaBlic, Berisha ka theksuar se AAK-ja është “pro” diskutimit me partitë në vend për çështjen e presidentit ose shkuarjes në zgjedhje.

“Nuk i komentoj deklaratat e Agim Veliut, po që tre muaj jemi duke u merr me këtë çështje por, duhet të ulemi të flasim për president ose për zgjedhje”, ka thënë fillimisht Berisha.

Derisa thekson, se president i vendit duhet të jetë ai që i dhemb trupi nga p lagët e marra në l uftën për çlirimin e Kosovës.

Berisha edhe njëherë ka përsëritur se qëndrojnë prapa propozimit të tyre që president i vendit të jetë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Ne duhet me diskutu me të gjitha partitë propozimin tonë. Ne qëndrojmë prapa propozimit tonë, president duhet të jetë ai që i dh emb trupi nga p lagët e lu ftës, pra pla gët që i ka marrë në lu ftë për Kosovë, kështu duhet të jetë presidenti”, ka shtuar Berisha.

Ndryshe, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka thënë se të gjitha partitë në vend duhet të ulen në një tryezë për të zgjidhur çështjen e presidentit të vendit.

“LDK është gatshme për zgjedhje në çdo kohë. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka bërë të qartë se cila është rruga për me ardhur deri te një marrëveshje në lidhje me presidentin. Rruga e vetme është që partitë të gjitha të ulen në një tryezë dhe të bisedohet se si mund të dilet nga kjo situatë për sa i takon zgjedhjes së presidentit. Përndryshe, ose kështu, ose ndryshe nuk bën, kjo nuk mendoj se është rruga dhe gjuha e duhur për zgjidhjen e problemeve”, ka thënë Veliu.

Mundësinë e shkuarjes në zgjedhje s’e ka përjashtuar edhe kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti.

“Jemi në përpjekje për të tejkaluar situatën për takim. Nuk përjashtohet edhe mundësia e organizimit të zgjedhjeve”, është shprehur Hoti sot gjatë një konference për medie.

Derisa, Ramush Haradinaj thotë se nëse nuk ka marrëveshje për kandidaturën e tij, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0