Behgjet Pacolli, kandidati i radhës për President të Kosovës

HomeAktualitet

Behgjet Pacolli, kandidati i radhës për President të Kosovës

Pas Vjosa Osmanit dhe Ramush Haradinajt, edhe Behgjet Pacolli synon përsëri ta marrë drejtimin e Presidencës së Kosovës.

Është Naim Murseli, këshilltar i Pacollit që ka treguar se i pari i AKR-së do të jetë kandidat për president.

“Kandidati për President të Kosovës nga radhët e AKR-së do të jetë z. Behgjet Pacolli, i cili përsëri do të ofron veten dhe gjithë kapacitetin e tij për Kosovën. Kosovës në këtë kohë do ti duhet një President i fuqishëm, me miq të shumtë dhe me histori të pastër, një i pranuar edhe nga miqtë tanë të ndërkombëtar. AKR si parti e koalicionit me LDK-në do të jetë zgjidhja finale në çështjen e Presidentit” shkruan Murseli në Facebook.

Postimi i plotë:

Kandidati për President të Kosovës nga radhët e AKR-së do të jetë z. Behgjet Pacolli, i cili përsëri do të ofron veten dhe gjithë kapacitetin e tij për Kosovën. Kosovës në këtë kohë do ti duhet një President i fuqishëm, me miq të shumtë dhe me histori të pastër, një i pranuar edhe nga miqtë tanë të ndërkombëtar. AKR si parti e koalicionit me LDK-në do të jetë zgjidhja finale në çështjen e Presidentit.

https://www.facebook.com/murseli16/posts/519468125837127

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0