Behgjet Pacolli jep një ide se si të dilet nga kriza ekonomike në kohë pandemie!

HomePolitike

Behgjet Pacolli jep një ide se si të dilet nga kriza ekonomike në kohë pandemie!

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka folur rreth pasojave të pandemisë koronavirus në Kosovë dhe për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e pasojave për ekonominë.Ai në një postim në Facebook ka kërkuar më tepër ndihmë të shtetit për kompanitë përmes granteve, avantazheve tatimore dhe subvencioneve.Pacolli ka kërkuar krijimin e një komiteti kombëtar të rimëkëmbjes ekonomike në Kuvend, pjesë së cilit do të jenë qeveria, opozita, bizneset, odat ekonomike dhe palët e tjera e interesit, me qëllim që t’i përgjigjet së bashku situatës ekonomike, e cila sipas tij do të jetë më e rënda që nga vitet e nëntëdhjeta.

“Nëse nuk i marrim këmbët në fillim mirë, do të jetë një sfidë për vite me radhë ndikimi. Kosova duhet të mësojë nga eksperiencat që vendet e tjera kishin me krizën ekonomike në 2008”, ka shkruar Pacolli.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0