Behgjet Pacolli feston ditëlindjen – në Sarandë i bëjnë një bust

HomeAktualitet

Behgjet Pacolli feston ditëlindjen – në Sarandë i bëjnë një bust

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se sot i është realizuar një bust i tij në qytetin e Sarandës.
Pacolli e ka quajtur nder të madhe mbase kjo dhuratë i është bërë në ditën e ditëlindjes së tij, transmeton lajmi.net.

“Një dhuratë që nuk e prisja. Sot me rastin e ditëlindjes sime, kuptova se në qytetin e bukur të Sarandës është realizuar një bust për mua! Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës për këtë portret. Gjatë jetës sime, kam punuar shumë për ta bërë popullin tim krenarë dhe për t’i treguar botës se edhe ne dimë dhe mundemi! Ky është një nder i madh për mua sot! Faleminderit nga zemra!”, ka shkruar ai në faqen e tij zyrtare në Facebool.
Kujtojmë, se Pacolli sot ka mbushur 69 vite. /Lajmi.net/

Një dhuratë që nuk e prisja. Sot me rastin e ditëlindjes sime, kuptova se në qytetin e bukur të Sarandës është realizuar…

Posted by Behgjet Pacolli on Sunday, August 30, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0