Befason Glauk Konjufca: Ju tregoj sa përqind do t’i fitojmë në zgjedhje

HomeAktualitet

Befason Glauk Konjufca: Ju tregoj sa përqind do t’i fitojmë në zgjedhje

Anëtari i kryesisë së VV’së, Glauk Konjufca ka thënë në emisionin Pressing në T7 se subjekti të cilit i takon është opsioni i vetëm për qytetarët e Kosovës.

“VV është opsioni absolut. Qytetarët e kanë parë këtë dhe po vendosin. Në këto rrethana nuk besoj që ka parti tjetër që vlen të votohet”, tha ai.

Konjufca po ashtu tha se kjo nuk po kundërshtohet as nga partitë tjera.

“Zyrtarët e partive tjera po e thonë këtë. Zyrtarë të PDK’së po e pranojnë që jemi të parët ndërsa për vete po thonë se janë të dytët. Veliu tha para disa ditëve se nuk beson që do ta kalojmë 50% por e pranoi që jemi të parët. Edhe Pal Lekaj tha këtë. Ju tregoj sa përqind do t’i fitojmë ne zgjedhje. Presim të fitojmë deri 50% të votave”, shtoi ai. /Gazeta Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0