Bedri Hamza: Pensionet do të rriten për 40%

HomeSociale

Bedri Hamza: Pensionet do të rriten për 40%

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, ka folur për mundësinë e rritjes së pensioneve nëse PDK-ja vie në Qeveri.

“Pensionet e pleqërisë, ato bazike janë të ulëta, pasi që jemi të vetëdijshëm se një pjesë e tyre nuk kanë pasur fatin të punojnë fare dhe me atë pension nuk mund të mbijetojmë. Nëse vetëm bëhet indeksimi, atëherë mund të bëhet ngritja e këtyre pensioneve për 40%. Pastaj kemi pensionet e kontribut dhënësve, që është e caktuar për 15 vjet e dikush me 14 vjet e 11 muaj nuk ka arritur të përfitojë nga këto pensione”, ka thënë ai.

”Kjo mund të ndryshohet dhe nëse ky kontribut dhënësi me 14 vjet nuk mund të marrë 100% të pensionit sa ai me 15 vjet kontribut, atëherë le të marrë 90%, pastaj tjetri 85% e kështu me radhë”, ka thënë Hamza në një debat

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0