Bedri Hamza: Ku po i marrka Vetëvendosje këto 200 mijë vota shtesë?

HomeAktualitet

Bedri Hamza: Ku po i marrka Vetëvendosje këto 200 mijë vota shtesë?

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, nuk mendon se Vetëvendosje do të marrë 50 % e votave në zgjedhjet e ardhshme.

“Fillimisht duhet të shihet se sa është numri i votuesve që do të dalin në zgjedhje. A do të jetë numri i njëjtë që ka qenë, apo do të jetë numër më i madh i votuesve, sepse kjo ka shumë ndikim. 46 % është ndryshe nëse është në 800 mijë, 900 mijë, apo 1 milion votues”.

Hamza ka thënë se nuk pret që ky do të jetë rezultati real i zgjedhjeve të parakohshme që priten të mbahen në muajin janar ose shkurt.
“Në praktikë nuk do të ndodhë kështu. Nëse nisemi nga numri i njëjtë i votuesve del që nëse janë 850 mijë votues dhe nëse në zgjedhjet e kaluara Vetëvendosja i ka pasë 220 mijë vota tash duhet t’i ketë edhe 200 mijë vota të tjera. Kjo e do një analizë tjetër. Ku i merr këto 200 mijë vota? A janë votues të rinj, apo ia ka marrë LDK-së, PDK-së ose të tjerave?”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0