BE, t’i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës, jo për shkak të meritave të politikanëve

HomePolitike

BE, t’i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës, jo për shkak të meritave të politikanëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e shfrytëzoi Ditën e Evropës për të dërguar drejt BE-së dy kërkesa. Njërën për liberalizim vizash e tjetrën për status kandidati.

Sa për statusin e kandidatit duhet ta kuptojë se ende nuk ka ndodhur në histori që dikujt t’i jepet statusi i kandidatit pa e kërkuar formalisht. Kosova nuk ka aplikuar për anëtarësim në BE, dhe askush nuk mund ta shqyrtojë mundësinë e dhënies së statusit të kandidatit pa e dorëzuar kërkesën formale. Nuk është hera e parë që liderë politikë nga Kosova flasin për “marrjen e statusit të kandidatit”. Por është e qartë se këtë e bëjnë sa për të thënë diçka. Sa për të dalë se ata duan diçka për vendin e tyre.

Nuk e mendojnë si duhet. E ka shumë gjasa që as vetë të mos besojnë. Kërkesa për anëtarësim në BE do të duhej të bëhej, por asnjë qeveri deri tash nuk ka pasur guximin ta bëjë. Sepse nuk është e qartë nëse ajo fare do të shqyrtohej, pasi në BE integrohen vetëm shtetet, e Kosova, për BE-në, nuk është shtet. Por po e lëmë këtë anash dhe të flasim për një gjë që është më reale, dhe për të cilën BE-ja po të ketë vullnet politik mund të vendosë shpejt.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0