BE sërish i’a mbyll kufinjtë!

HomeAktualitet

BE sërish i’a mbyll kufinjtë!

Shqipëria do të vijojë të mbetet e izoluar nga Europa, shqiptarët nuk do të mund të udhëtojnë drejt vendeve Shengen, si pasojë e numrit të lartë të të infektuarve me Covid-19. Pra, mbetet në fuqi masa e ndërmarrë nga Bashkimit Europian deri në fund të korrikut. Pas përditësimit të listës së vendeve që lejohen të udhëtojnë lirshëm në union, mësohet se shqiptarët mund të udhëtojnë pa paraqitur tampon (testin e koronavirus) vetëm drejt Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Turqisë.

Ndërkohë, vendi ynë, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnje Hercegovina nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë Covid-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100 mijë banorë. Ky numër duhet t’i korrespondojë nivelit mesatar europian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë.

Sipas “Euronews”, në takimin në nivel ambasadorësh mësohet se Shqipëria nuk do të ketë asnjë mundësi të listohet përkrah vendeve të sigurta, sa i takon pandemisë, ndërkohë që ka shanse që të jepet drita jeshile për Malin e Zi dhe Serbinë. Vendimi i parë për hartimin e listës me 15 vende të konsideruara si të sigurta, ku nuk bënte pjesë Shqipëria, u mor në fund të qershorit. Tani BE do të përditësojë të dhënat e numrit të infekturave sipas vendeve dhe në bazë të tyre do të çertifikojë ato që lejohen të udhëtojnë dhe të tjerët jo.

Lista e vendeve, me të cilët BE do të ketë të hapur kufijtë, përditësohet çdo dy javë. Pra, deri në gusht, ne do të mbetemi të izoluar nga zona Shengen. Përjashtime bëjnë udhëtimet në BE për punë sezonale në bujqësi, udhëtimet për studime, për diplomatët, punëtorët shëndetësorë dhe disa kategori të tjera.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0