Baton Haxhiu thotë se u keqkuptua, sqaron deklaratat e tij për amnisti

HomeAktualitet

Baton Haxhiu thotë se u keqkuptua, sqaron deklaratat e tij për amnisti

Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu ka thënë se deklarata e tij për “amnistinë e krimeve” është nxjerrë qëllimisht jashtë kontekstit për t’u linçuar fi

Edhe kabineti i Kurtit në vetizolim
Krasniqi: Paradoksale ata që kanë dashte me dhanë jetën për Kosovë tash pe vjedhin
Zgjatet orari i qarkullimit, nga nesër mund të dilni dy herë nga dy orë në ditë

Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu ka thënë se deklarata e tij për “amnistinë e krimeve” është nxjerrë qëllimisht jashtë kontekstit për t’u linçuar figura e tij.

“Në debat e sipër u krijua një kakofoni dhe unë nuk kisha mundësi të sqaroj se çka nënkuptoja me atë amnisti”, tha ai..

Analisti thotë se as ligjet ndërkombëtare nuk e lejojnë amnistinë e krimeve të luftës.

Haxhiu thotë se ai i ka 11 anëtarë të familjes të humbur në luftë.

Secilin fushë të krimeve serbe unë i kam dokumentuar me emrin tim dhe me fotografitë e Alban Bujarit”.

Gazetari thotë është kundër Gjykatës Speciale pasi sipas tij çdo dënim ndaj krerëve të UÇK-së do të konsiderohet dënim i UÇK-së e jo individëve.

Haxhiu ka thënë se u kërkon falje të gjithë atyre që u ka shkaktuar shqetësime me atë deklaratë.

“U kërkojë falje të gjithë atyre që e kanë keqkuptuar amnistinë përfshirë edhe familjarëve të mijë që e kanë humbur jetën që e kanë kuptuar amnistinë si amnisti për krimet e luftës”, tha ndër të tjera Batin Haxhiu.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0