Baton Haxhiu: Shqiptarët nuk do votonin asnjë parti me karakter fetar

HomeAktualitet

Baton Haxhiu: Shqiptarët nuk do votonin asnjë parti me karakter fetar

Derisa më 25 prill pritet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, analisti Baton Haxhiu, ka thënë se shumica e shqiptarëve ndihen të përfaqësuar dhe janë të pakënaqur me partitë në vend.

Ai u shpreh 28% e elektoratit janë të pavendosur dhe se gjykimi i njerëzve po anon nga qendra.

“Shumica e shqiptarëve janë të pakënaqur me partinë. Ndihen të papërfaqësuar dhe kanë ndërtuar në qëndrimin e tyre si të papërcaktuar. Nuk dihet si do të jetë qëndrimi i tyre, por përvoja tregon se ata realisht, 50% e tyre nuk dalin në zgjedhje fare. Nuk besoj që ka kohë për t’i kapur ata sepse ky votues gjykon me dy mënyra, të kthehet aty ku ka qenë dhe një pjesë e tyre refuzojnë fare të votojnë. 34% e të anketuarve kërkojnë një qeverisje ndryshe. Nëse një lider i mirë del, shihet që mund ta kapë këtë elektoral. Gjykimi i njerëzve po anon nga qendra”, tha Baton Haxhiu në Top Talk.
Por sa shans ka që ky grup i pavendosur, që ndihet i përfaqësuar të sjell një parti surprizë në skenë me karakter fetar.

Baton Haxhiu thotë se kjo nuk është e mundur , dhe shprehet se është i bindur që shqiptarët nuk do të votonin kurrë për një parti politike ideologjikisht fetare.

“Unë e di dhe jam i sigurt, se Shqipëria ka një ritual të besimit fetar, por e kanë më shumë si kulturë se sa bindje dhe shqiptarët nuk do të votonin kurrë për një parti politike ideologjikisht fetare”, tha ai.

I pyetur se në Shqipëri, dhe në Kosovë po ashtu, ka shumë njerëz të varfër ose njerëz në prag të varfërisë, ose njerëz që mund të manipulohen me pak gjëra materiale. A mund ta çonte kjo në votë, për ideologji fetare, dhe mund të kishim një surprizë?

Baton Haxhiu Jo, nuk besoj, se i kanë provuar 4 parti me prapavijë fetare edhe puro fetare dhe nuk kane kaluar asnjëherë 2 për qind. Sepse kontingjenti i votuesve me prapavijë fetare nuk kalon asnjëherë mbi 3 për qind.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0