Baton Haxhiu i reagon Kurtit: ‘mos t’vie inat’, Hoti nuk është kryeministër koti

HomeAktualitet

Baton Haxhiu i reagon Kurtit: ‘mos t’vie inat’, Hoti nuk është kryeministër koti

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti mori pjesë pak ditë më parë në takimin në Shtëpinë e Bardhë në SHBA ku u nënshkrua marrëveshja ekonomike me Serbinë.

Kjo marrëveshje e nënshkruar mes Kryeministrit kosovar Avdullah Hoti dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiq, u bë me ndërmjetësimin dhe praninë e Presidentit amerikan Donald Trump.

Analisti nga Kosova, Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, është shprehur se Avdullah Hoti, që vjen nga radhët e LDK-së, nuk është rastësisht në postin e Kryeministrit.
Madje, ai e ka vlerësuar figurën e Kryeministrit Hoti, për të cilin thotë se nuk është kryeministër koti siç e quan Albin Kurti, por një personalitet i fortë.

“Është personalitet i fortë, edhe pse duket se ka një butësi. Thonë Kryeministër koti, por nuk është i tillë. Në këtë studio kam thënë mbajeni mend këtë djalë me çantë në dorë që nuk është i rastësishëm aty”, ka deklaruar Haxhiu.

Duke komentuar mbi marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë, pjesë e të cilës ishte edhe njohja e Kosovës nga Izraeli, Haxhiu theksoi se Presidenti Donald Trump këtë e ka bërë për interesat e SHBA-së.

“Trump nuk e bëri njohjen e Izralit për shkak të Kosovës dhe Serbisë, atij i duhej një shtet mysliman që ta njohë dhe ta bëjë ndryshimin në Lindjen e Mesme. Ai nuk do ta bënte kurrë po mos të ishte ambasada në Jeruzalem. Po bën presion në vendet e vogla se në vendet e mëdha s’ka mundësi”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0