Basha thotë se nëse bëhet kryeministër do ta heqë “5 euroshin” në Rrugën e Kombit

HomePolitike

Basha thotë se nëse bëhet kryeministër do ta heqë “5 euroshin” në Rrugën e Kombit

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha e ka nisur vizitën e tij dy ditore në Kosovë. Pas takimi me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, Basha ka thënë se nëse bëhet kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, vendimi i tij i parë do të jetë largimi i pagesës prej pesë euro për kalim në Rrugën e Kombit, shkruan GazetaLajmi.

Ai i ka dhënë mbështetje edhe nisjes së procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së. Basha tha se ky dialog duhet të përfundojë vetëm me njohje reciproke ndërmjet dy vendeve.

“PD-në do të keni një partner të devotshëm. Konfirmoj se një ndër vendimet e para të mia si kryeministër i Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme, do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit, që është vendim i padrejtë që ngadalëson zhvillimin ekonomik”, tha ai.

I pyetur se nëse është në Kosovë, pas paralajmërimit për ngritjen e aktakuzave nga Gjykata Special, ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Basha ka thënë se ai nuk është qëllimi i vizitës dhe se vizita e tij në Kosovë është e vonuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0