Azilkërkuesit të cilët po vijnë në Kosovë po shkaktojnë probleme

HomeSociale

Azilkërkuesit të cilët po vijnë në Kosovë po shkaktojnë probleme

Qendra e Vranidollit, është mbushur me azilkërkues. Por të njëjtit nuk është se po e kalojnë mirë mes vete. Ata veç problemeve që shkaktojnë me njëri – tjetrin, telashe po sjellin edhe në rrethinë. Banorët po ankohen se azilantët po kryejnë vjedhje në shtëpitë e tyre.

Po bisedojnë me njëri tjetrin. Ndërsa këtë persona që nuk janë nga Kosova, kanë zgjedhur këtë hije që ti shmangë vapës së këtyre ditëve.

Por, këta azilkërkues që gjendën në qendrën e strehimit në Vranidoll nuk janë gjithmonë kaq të qetë

Banorët e këtij fshatit thonë se ata përleshën shpesh mes vete madje kanë kryer edhe vjedhje .

Por, takimet me këta azilkërkues nuk i kanë shumë të shpeshta.

Ndërkohë, brenda kësaj strehimoreje në periferi të Prishtinës po qëndrojnë 23 azilkërkues.

E se ndodhin probleme mes tyre e konfirmon edhe drejtori i kësaj qendre Fitim Zariqi.

Për këtë çështje, T7 ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Nga kjo ministri kanë thënë se kryesisht problemet po i shkaktojnë azilkërkuesit nga Algjeria dhe Maroko.

Përveç kësaj qendre strehimi në Vranidoll, ekziston edhe një qendër ku strehohen azilkërkuesit në fshatin Magure.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në kohën kur qeveria kishte vendosur për mbylljen e kufijve për shkak të pandemisë COVID-19, në këtë qendër janë dërguar 70 azilkërkues.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0