Avokati shqiptar i bindur: Këtë vendim do ta marrë Gjykata Kushtetuese për dekretin e Thaçit

HomeAktualitet

Avokati shqiptar i bindur: Këtë vendim do ta marrë Gjykata Kushtetuese për dekretin e Thaçit

Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka akuzuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, se arbitrarisht, ia ka dhënë të drejtën e formimit të qeverisë partisë së dytë, e jo fituesit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ngjela ka thënë se kjo është arsyeja që gjithçka sot është në dorë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, përcjell Bota sot.
Ai ka theksuar se Kushtetuesja do të bënte një shkelje të rëndë nëse lejon që shumica parlamentare “jokushtetuese” të formojë qeverinë e re.

Sipas tij, një vendim i tillë mund të sjellë destabilizim shoqëror.
Prandaj, ai është shprehur i bindur që Gjykata do ta rrëzojë “dekretin antikushtetues të presidentit të Thaçi”.

Postimi i plotë i Ngjelës në Facebook:

Sot është e njëjta situatë në Kosovë: tirania e një mazhorance jokushtetuese por parlamentare, po kërkon të vendosë tiraninë e kësaj lloj shumice. Presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, arbitrarisht, ia ka dhënë të drejtën e krijimit të qeverisë jo fituesit të zgjedhjeve të vitit 2019, por partisë së dytë.

Kjo është arsyeja që gjithçka sot është në dorë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në këtë situatë, kuptohet sak që shumica popullore nuk reflekton politikisht në mazhorancën parlamentare.
A do ta lejojë Gjykata Kushtetuese këtë anomali ekstraligjore e cila mund ta çojë situatën politike në Kosovë në një kryengritje të mazhorancës popullore kundër një maxhorance parlamentare jokushtetuese?

Gjykata në këtë rast juridikisht do të bënte një shkelje të rëndë që mund të sjellë destabilizim shoqëror.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0