Avokati i Veselit: Kur të dalin në pah provat që ka prokuroria kjo aktakuzë do të quhet qesharake

HomePolitike

Avokati i Veselit: Kur të dalin në pah provat që ka prokuroria kjo aktakuzë do të quhet qesharake

Avokati i ish-kryeparlamentarit Veseli, Ben Emmerson, në fjalën e tij në seancën statusore që po mbahet pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, ka kritikuar deklaratën “ndërmarrje kri minale”, referuar UÇK-së, madje ai ka thënë se kur të dalin në pah provat që ka kjo Prokurori, aktakuza do të quhet qesharake.

Emmerson tha se popullësia civile është dëbuar nga Kosova për në vendet fqinje si në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri e Mal të Zi dhe UÇK ka pasur aftësi minimale për ta mbrojtur popullësinë civile.

“Vendi u përfshi nga kaosi dhe nga dh una, popullësia u dëbua për në vendet fqinje si në Maqedoni, Shqipëri e Mal të Zi….Kur të dalin në pah provat që ka prokuroria kjo aktakuzë do të quhet qesharake”, tha ai, transmeton Gazeta Express.

“Në këtë kontekst mund të jenë kryer disa kri me individuale nga disa anëtarë të UÇK-së, por këto janë kr ime individuale minore, në krahasim me shkallën kasaphane që ushtroi Jugosllavia ndaj shqiptarëve”, tha më tej ai.

“Drejtuesit që sot janë në bankën e të akuzuarve, ishin sikur të gjithë burrat dhe gratë e Kosovës, që vendosën t’I bashkohen UÇK-së, që qëllim të përbashkët kishin të mbronin vetën dhe komunitetin e tyre”, shtoi Emmerson. /Gazeta Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0