Avdullah Hoti: Vjosa Osmani s’ka të ardhme politike jashtë LDK-së, do të kthehet tek ne

HomePolitike

Avdullah Hoti: Vjosa Osmani s’ka të ardhme politike jashtë LDK-së, do të kthehet tek ne

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se kjo parti është mobilizuar për zgjedhje që nga 21 dhjetori kur ka dalë vendimi fillestar i Gjykatës Kushtetuese.

Ai në emisionin “Debat” të RTK-së ka folur edhe për largimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja.

“Edhe një anëtar i thjeshtë të largohet është shumë, e lërë me njëra nga figurat kryesore të partisë. Mirëpo, ajo e ka zgjedhur rrugën e vet dhe ne e vazhdojmë rrugën tonë”, ka thënë Hoti, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, të gjithë ata që janë larguar nga LDK-ja e kanë pasur fatin e njëjtë pa përjashtim dhe disa edhe janë kthyer në LDK.

Ai ka thënë se ruan raport institucional me Vjosa Osmanin si ushtruese e detyrës së presidentit të vendit.

“Para së të hyja në studion tuaj fola në telefon me zonjen Osmani për datën e zgjedhjeve dhe ende nuk ka datë dhe kjo duhet të diskutohet dhe të vendoset më pas. Kemi komunikim nderinstitucional, edhe pse ajo e ka zgjedhur rrugën e vet politike, tjetër rrugë nga ne”, ka thënë ai, përcjellë Ballkani.

Ai tha se me vendimin e Osmanit që të garojë jashtë LDK-së e arsyeton vendimin për shkarkimin e saj nga funksionet brenda LDK-së.

“Jam i bindur që ajo jashtë LDK së nuk ka të ardhme politike. E kanë provuar të tjerët, figura të rëndësishme dhe janë kthyer dhe pres që ajo do të kthehet”, tha Hoti./Ballkani.info/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0