Avdullah Hoti thotë se Fitër Bajrami e protesta e VV-së rritën numrin e të infektuarve me COVID-19

HomePolitike

Avdullah Hoti thotë se Fitër Bajrami e protesta e VV-së rritën numrin e të infektuarve me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti rritjen e rasteve me Covid-19 ia ka atribuuar festës së Fitër Bajramit më 24 maj dhe tubimit të Vetëvendosjes më 12 qershor.

Gjatë seancës plenare ku është duke raportuar për menaxhimin e situatës me pandeminë, shefi i ekzekutivit tha se për rritje e rasteve pas këtyre dy ngjarje tregojnë të dhënat shkencore.

“Janë dy ngjarje specifike që kanë quar në numrin e rritjeve të rasteve. Këto të dhënat janë shkencore janë. E para është data 24 maj, festa e Fitër Bajramit, pas dy jave të festës ne kemi rritje të numrit të rasteve. Ngjarja e dytë është 12 qershori është përvjetori I VV-së dhe pas 2 jave e kemi pikun tjetër. Këto janë të dhëna që tregojnë profesionistët shëndetësor”, tha ai.

Krahas kësaj, Hoti tha se nuk janë duke përdorur modelin Suedez për imunizimin e qytetarëve.

“Ne nuk jemi duke përdorur modelin e Suedisë siç e përmendi deputetja Kollçaku. Nuk jemi duke shkuar në drejtim për imunizim, por duke marrë masat”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0