Avdullah Hoti: Si rezultat i Marrëveshjes së Washingtonit, nesër Kosova dhe Izraeli lidhin marrëdhënie diplomatike

HomeAktualitet

Avdullah Hoti: Si rezultat i Marrëveshjes së Washingtonit, nesër Kosova dhe Izraeli lidhin marrëdhënie diplomatike

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se si rezultat i Marrëveshjes së Washingtonit, nesër nënshkruhet marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se zyrtarizimi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvilloi më 4 shtator 2020 me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, shkruan Reporteri.net.

“Kosova si Republikë Parlamentare, si shtet sekular, mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit dhe angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, nesër
nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit.

Zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvillova me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Kosova si Republikë Parlamentare, si shtet sekular, mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit dhe angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0