Avdullah Hoti nuk e mohon se u përqafua me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë

HomeAktualitet

Avdullah Hoti nuk e mohon se u përqafua me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump para votuesve në Pennsylvania të shtunën mbrëma u foli sërish për Marrëveshjen në Washington mes Kosovës dhe Serbisë.

Në tubimin parazgjedhor në këtë shtet, ai ka thënë se përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë që “po vriteshin mes vete për shumë vjet”, në Zyrën Ovale “u përqafuan mes vete”.

“Ishte gjë e bukur ta shihje”, është shprehur Trump ndër të tjera, shkruan Reporteri.

Përqafimin me Vuçiqin në Zyrën Ovale nuk e ka konfirmuar por as nuk e ka mohuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. I pyetur nga gazetarët ai ka thënë shkurt se nuk komenton deklaratat e presidentit amerikan.

“Nuk i komentoj deklaratat e presidentit amerikan”, u shpreh Hoti në një konferencë për media.

Kujtojmë se më 4 shtator, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për normalizim ekonomik, e cila u konsiderua historike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0