Avdullah Hoti mban mbledhjen e parë të ekzekutivit, paraqet prioritetet

HomeAktualitet

Avdullah Hoti mban mbledhjen e parë të ekzekutivit, paraqet prioritetet

Menjëherë pas marrjes se detyrës, kryeministri Avdullah Hoti ka mbajtur mbledhjen e parë të Qeverisë.Kryeministri Hoti ka paraqitur prioritetet e Qeverisë. Ai përmendi rimëkëmbjen ekonomike si synim kryesor, forcimin e shtetit ligjor dhe marrëdhëniet me shtetet mike.Po ashtu tha se fokusi do të jetë adresimi i nevojave në arsim dhe shëndetësi.

“Falënderoj stafin mjekësor, ekipet policor, stafin qendror dhe komunal, bizneset private, ndërmarrjet bazike dhe shpreh ngushëllime për familjet e viktimave që janë prekur nga pandemia”.
“Qeveria ka synim demokracinë dhe kushtetutën e vendit. Do të punojmë bashkë me gjithë partnerët e koalicionit duke qenë llogaridhënës para gjithë deputetëve”.“Do të fillojmë nga pandemia me çështjet e rimëkëmbjes ekonomike ku do të miratohet së shpejti për t’iu mundësuar bizneset që të tejkalojnë këtë krizë. Do të ndërtojmë një diskurs brenda koalicionit dhe mediet. Do ti kthehemi punës e jo retorikës së përditshme”.

“Do të punojmë në forcimin e shtetit ligjor, marrëdhëniet e mira me shtetet dhe adresimin në nevoja në arsim, shëndetësi. Pres bashkëpunim nga pozita dhe opozita”, u shpreh Hoti.Pas mbledhjes, kryeministri i vendit do të bëjë homazhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.Kabineti qeveritar do të këtë përbërje: Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër i parë, Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër, Albulena Bala – Halimi, zëvendëskryeministre, Goran Rakiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal, Hykmete Bajrami, ministre e Financave, Besjan Mustafa, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Anton Çuni, mbetet ministër i Mbrojtjes, Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme, Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë, Blerim Kuçi, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Selim Selimi, ministër i Drejtësisë, Meliza Haradinaj – Stublla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ramë Likaj, ministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Skënder Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Krasniqi, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Dalibor Jevtiq, ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Enis Kervan, ministër i Zhvillimit Rajonal.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0