Avdullah Hoti: Koronavirusin e kalova lehtë, kisha simptoma të një gripi mesatar

HomePolitike

Avdullah Hoti: Koronavirusin e kalova lehtë, kisha simptoma të një gripi mesatar

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka treguar eksperiencën e tij gjatë infektimit me Koronavirus.Ai ka bërë të ditur se nuk ka patur simptoma të theksuara dhe se ato kanë qenë si një grip mesatar, shkruan Gazeta Lajmi.

“Për mua nuk ka qenë shumë problematike. Kam patur simptoma të një gripi mesatar, por është dashur të ndjek të gjitha protokollet e nevojshme dhe detyrat kryesore i kam kryer në shtëpi.

Por sigurisht se nuk duhet të neglizhohet pasi ka njerëz me simptoma më të rënda. Unë kam pas simptoma fare të lehta. Si e kam ba testin kam qëndru i izolu dhe në mbrëmje më është kumtu rezultati” tha Hoti në RTV Dukagjini raporton Gazeta Lajmi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0