Arrihet marrëveshja, Arthur te Juventus për Pjanic dhe 10 milionë euro

HomeSport

Arrihet marrëveshja, Arthur te Juventus për Pjanic dhe 10 milionë euro

Shkëmbimi i Pjanic dhe Artur te Barcelona dhe Juventus tashmë duket e kryer. Mesfushori brazilian i katalanasve ka pranuar të largohet nga Spanja, duke i hapur dritën jeshile operacionit që prej javësh kishte ngecur vetëm për shkak dëshirës së tij për të qëndruar te Barça.

Pjanic nga ana tjetër prej kohësh ka qënë pro kalimit te blaugranët. Juventus do të paguajë 10 milionë euro shtesë, për Artur Melo, vlera e të cilit sipas Barcelonës është 70 milionë euro.

Në Torino, ky i fundit do të përfitojë 5.5 milionë euro plus bonuse, më shumë se dyfishi i pagës që merrte te katalanasit. Shkëmbimi Pjanic-Artur, do të realizohet vetëm pas datës 30 qershor.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0