Arrestohen dy persona në Prishtinë që keqpërdorën kartela bankare

HomeAktualitet

Arrestohen dy persona në Prishtinë që keqpërdorën kartela bankare

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale: ‘keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit’ dhe ‘hyrje në sistem kompjuterik’.

Sipas njoftimit, të dyshuarit me veprime të paligjshme përmes kompjuterëve kanë arritur të marrin në posedim të
dhëna të shumta personale përfshirë kartela bankare, e-mail adresa dhe fjalëkalime dhe pastaj në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes këtyre të dhënave dhe kartelave bankare të klonuara kanë blerë online mallra të ndryshme.

“Dy të dyshuarit janë kapur në flagrancë me mallin e blerë dhe pastaj janë arrestuar. Po ashtu është kontrolluar një lokacion dhe në cilësinë e provave janë sekuestruar: tre kompjuterë llaptop; një shtëpizë kompjuteri; një hard-disk; tre USB memorje; dy telefona mobil; kartela të ndryshme krediti; mallrat e blera; dokumentacion relevant që dëshmojnë blerjet dhe transaksione të parave”, njofton Policia e Kosovës.

Policia bën të ditur se me akt-vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0