Armend Muja kandidat për deputet nga VV-ja

HomeAktualitet

Armend Muja kandidat për deputet nga VV-ja

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që çoi vendin në zgjedhje, partitë politike kanë filluar të organizohen.

Jepi zë merr vesh se analisti nga Mitrovica, Armend Muja, do të hyjë në listën e kandidatëve në VV.
Burimet e Jepi zë mësojnë se Muja kohëve të fundit ka zhvilluar disa takime me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ndryshe analisti Armend Muja njihet për parashikimet dhe analizat e sakta për zgjedhjet në Kosovë dhe jashtë saj. Ai ka qëlluar saktë rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, Maqedoni, SHBA dhe tash së fundi në Podujevë.
I njeti poashtu njihet edhe për afërsi me subjektin politik të Albin Kurtit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0