Arkitekti që vendosi rend në Komunën e Prishtinës, merr drejtimin e ministrisë problematike

HomeAktualitet

Arkitekti që vendosi rend në Komunën e Prishtinës, merr drejtimin e ministrisë problematike

Liburn Aliu sot është zgjedhur ministër i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Si aktivist shumëvjeçar dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në disa mandate, Aliu ka marrë drejtimin e njërës nga dikasterët më të rëndësishme qeveritare në vend.

Aliu, i cili një periudhë shërbeu edhe si Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, shquhet që gjatë asaj kohe kishte vendos rend në pjesën e ndërtimeve në katarahurën që e karakterizonte kryeqytetin.

Gjatë udhëheqjës së tij, Urbanizmi në Prishtinë u digjitalizu dhe lejet për ndërtime u standarizuan. Puna e tij në këtë aspekt vazhdon edhe sot të jetë si e arritur e madhe e Komunës së Prishtinës.

Puna e tij dhe përvoja në terren sa ishte Drejtor i Urbanizmit, me shumë gjasë do t’i shërbejë shumë si ministër i Infrastrukturës, ministri kjo e përfolur shumë për korrupsion dhe keqmenaxhim.

Por kush është Liburn Aliu?

Liburn Aliu lindi më 10 prill të vitit 1975 në Prishtinë. Ka vijuar arsimin fillor në shkollën “Hasan Prishtina”, atë të mesëm në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtine dhe atë universitar në Universitetin e Prishtinës, ku ka diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Dega Arkitekturë.

Liburni ka punuar si arkitekt në projektim dhe ndërtim të lartë, si dhe ka qenë i kyçur në restaurimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore, ku ka mbikëqyrur punët restauruese.

E kaluara politike e Liburn Aliut ka filluar qysh në vitin 1994 me aktivitetet ilegale, konkretisht brenda Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.

Ka qenë pjesëtar i njësisit gueril Rexhep Mala në Prishtinë. Si rezultat i aktiviteteve të tija, ai u arrestua në vitin 1997 me akuzë për bashkim për veprimtari armiqësore terrorizëm dhe cënim të integritetit territorial të Jugosllavisë, dhe u dënua me nënte vite burg. Liburn Aliu është një nga të mbijetuarit e Masakrës së Dubraves që u krye në maj të vitit 1999. Liburni ka vuajtur 4 vite e dy muaj burg, ndërsa është liruar me 27 mars të vitit 2001.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0