Arian Çani: Po të isha kosovar, nuk do ta votoja kurrë Albin Kurtin

HomeAktualitet

Arian Çani: Po të isha kosovar, nuk do ta votoja kurrë Albin Kurtin

Moderatori shqiptar Arian Çani ka thënë se nëse do të ishte qytetar i Kosovës nuk do ta votonte Albin Kurtin.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi Syri.net, e shpalli Albin Kurtin personazh i vitit. Çani tha se ai e meriton të shpallet i tillë, por shtoi se nëse do të sihte shtetas kosovar nuk do ta votonte Albin Kurtin.
Dhe, për këtë ai paraqiti dy arsye.

“Miti që është krijuar për të dhe bindjet politike majtiste që Kurti përfaqëson. Nuk e mbaj kur më ka ardhur Albin Kurti në studion time, por megjithatë them që jo më kot është shpallur nga ju personi i vitit. Megjithatë unë nuk do e votoja po të isha shtetas kosovar. S’do e votoja sepse është krijuar një mit për të, dhe mendoj që ky mit duhet të rrëzohet. Dhe tjetër, Kurti vetë dhe ata që e mbështesin përfaqësojnë të majtën radikale, mua më tremb kjo ndaj s’do e votoja”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0