Arbërie Nagavci: Vendimi i Kushtetueses ishte shkresë politike

HomeAktualitet

Arbërie Nagavci: Vendimi i Kushtetueses ishte shkresë politike

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, tha se vendimi i Kushtetueses ishte vetëm ‘shkresë politike’.“Përveç faktit se GJK ka tejkaluar kompetencat e saj si interpretuese e kushtetueses, në pikën 13, 18 tejkalon kompetencat duke shkruar apo amandamentuar atë që është kompetencë e Kuvendit”, thotë Nagavci në Interaktiv të KTV-së.Përveç gjuhës politike që e përdor kushtetuesja, thotë Nagavci, shihet se ka mospërputhje e pasaktësi.

“Në deklaratë thuhet se fituesi i zgjedhjeve ka refuzuar të japë mandatarin, e është e pavërtetë sepse ne shprehimisht e kemi njoftuar presidentin për mandatarin sapo të formohen kushtet. Për ne, vendimi ishte i papranueshëm dhe shpërfaqin se në këtë shtet numri më i madh i institucioneve janë të kapura”, tha Nagavci, duke shtuar se gjithçka ishte në favor të presidentit Thaçi.Sipas Nagavcit, në vendim përmenden 82 deputetë, që sipas saj, kjo s’është aspak e nevojshme pasi Kushtetuesja, përmend ‘fakte të Thaçit’, dhe deklarata që ka dhënë Thaçi.“E përmend edhe fjalën “mund” që tregojnë se gjithçka varet nga vullneti i presidentit, që ai mundet ose s’mundet ta shpërndajë Kuvendin, pra, varet nga ai”, u shpreh Nagavci.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0