Arben Gashi: Xhamajka e ndali njohjen pasi Albin Kurti prishi raportet me SHBA-në

HomeAktualitet

Arben Gashi: Xhamajka e ndali njohjen pasi Albin Kurti prishi raportet me SHBA-në

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka fajësuar edhe një herë Albin Kurtin për ftohjen e raporteve me SHBA-në, saqë sipas tij u bllokua edhe njohja e Kosovës nga Xhamajka.

“Glauk Konufca duhet të jap sqarime se çfarë ndodhi. Paraprakisht çka ka ndodhë, ju e keni skandalin me njohjen nga Xhamajka kur z.Glauk Konufca, ambasadorja e Kosovës në Washington deklaruan se na njohu Xhamjaka dhe ajo u ndal diku, u zhd uk sepse sponsorizuesit tonë kryesor i ndalën motorët për njohjen nga Kosova. Jam çudit pse nuk e keni pyetur Glauk Konufcën pse u ndal njohja. Sipas njohurive të mia SHBA kanë thënë se ju po doni të ecni pa përkrahjen tonë”, tha ai në emisionin Politiko të Kanal 10.

Gashi i pyetur se nëse SHBA-ja pati në gisht në këtë rast, ai tha se janë disa gjëra që nuk mund të thuhen.

“Janë disa gjëra që nuk mund të thuhen eksplicit. Unë po i përfoli por nuk po i citoj. Kur t’i keni kandidatët për kryeministër sidomos z, Kurti, Hoti, Osmani, Mustafa të gjithë partnerët pyetni çfarë mesazhe kanë marrë në baza ditore nga SHBA.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0