Arben Gashi: Qeveria Hoti krijohet javën e ardhshme!

HomePolitike

Arben Gashi: Qeveria Hoti krijohet javën e ardhshme!

Arben GashiPas përfundimi të mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, shefi i grupit, Arben Gashi, tha para mediave, se qeveria e re pritet të krijohet qysh javën e ardhshme.
Ai tutje tha se në momentin që Gjykata Kushtetuese jep vendimin e saj për dekretin, atherë do të ridërgohet ftesa për mbajtjen e seancës parlamentare.“Java e ardhshme do ta gjejë Kosovën me qeveri të re, ne jemi të gatshëm, në momentin që del vendimi i gjykatës kushtetuese, unë do të ridërgoj kërkesën për seancë”, tha Gashi.

Tutje Gashi tha se marrëveshja me listën serbe pritet të bëhet publike shumë shpejtë.“Marrëveshja me listën serbe do të bëhet publike shumë shpejtë”, shtoi ai.Gjatë ditës së sotme, i nominuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka prezantuar planin qeverisës deputetëve të partisë së tij.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0