Apostolova: BE synon të ndajë mbi 160 milion euro për Kosovën

HomePolitike

Apostolova: BE synon të ndajë mbi 160 milion euro për Kosovën

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, i ka uruar të gjithë miqtë dhe partnerët për Ditën e Europës.Përmes një videoje, ajo ka shfrytëzuar rastin që t’i falënderojë të gjithë europianët që po ndihmojnë në luftimin e pandemisë Covid-19, njofton Klan Kosova.Apostolova ka theksuar se Bashkimi Europian synon që t’i ndajë mbi 160 milionë euro për Kosovën që do të shërbejnë në stabilizimin e ekonomisë në vend.

“Bashkimi Europian është duke ofruar mbështetje ekonomike në formën e granteve dhe huazimeve me qindra miliona euro për ta mbështetur ekonominë, për të mbrojtur vendet e punës të rrezikuara nga pandemia në të gjithë Ballkanin”.
“Vetëm për Kosovën ne po synojmë t’i ndajmë mbi 160 milionë euro për stabilizim makro-ekonomik dhe mbështetje socio-ekonomike. Kosova mund të llogaris në mbështetjen tonë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0