Apelon për respekt ndaj mantelbardhëve:Kadrijaj dënon sulmin e sotëm ndaj infermierit

HomeAktualitet

Apelon për respekt ndaj mantelbardhëve:Kadrijaj dënon sulmin e sotëm ndaj infermierit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas sulmit që i është bërë një infermieri në vendin e tij të punës.

“Në kohën kur mantelbardhët po japin maksimumin per të ndihmuar popullatën në luftën kunder pandemisë duke rrezikuar edhe jetën e vet po edhe të familjarëve të vet, e ne si shoqëri qka po bëjmë që ti falënderojmë për këtë zell e përkushtim”, thuhet në reagimin e Kadrijajt.

Ajo shton tutje se sulmi sotëm ndaj infermierit nga një qytetar, është e pa pranueshme edhe e pa tolerushme.

“Andaj qytetarë të nderuar, nderoni dhe respektoni stafin shëndetsorë sepse ata janë aty për ne. Të mos harrojmë se kjo pandemi nuk kurseu as mjek e as infermierë e kjo ka qenë e dhimbshme për të gjithë”, ka shkruar tutje ajo.Kadrijaj reagimin e saj e përmbyll duke i uruar shërim të shpejtë infermierit dhe duke apeluar në vetdijësimin e popullatës që rastet e tilla mos të persëriten më.

Ja reagimi i plotë i deputetes:

Në kohën kur mantelbardhët po japin maksimumin per të ndihmuar popullatën në luftën kunder pandemisë duke rrezikuar edhe jetën e vet po edhe të familjarëve të vet, e ne si shoqëri qka po bëjmë që ti falënderojmë për këtë zell e përkushtim .Sot një mantelbardhë qenka sulmuar nga një qytetar në vendin e punës në QKUK, kjo është e pa pranuar edhe e pa tolerushme.Andaj qytetarë të nderuar, nderoni dhe respektoni stafin shëndetsorë sepse ata janë aty për ne. Të mos harrojmë se kjo pandemi nuk kurseu as mjek e as infermierë e kjo ka qenë e dhimbshme për të gjithë.Infermierit i dëshirojmë shërim të shpejtë, e ne shpresojmë ne vetdijësimin e popullatës që rastet e tilla mos të persëriten më !

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0