Anëtari i PDK-së për Vetëvendosjen e PDK-në: Janë parti mashtruese

HomeAktualitet

Anëtari i PDK-së për Vetëvendosjen e PDK-në: Janë parti mashtruese

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë se LVV-ja dhe LDK-ja janë parti mashtruese, raporton Gazeta Express.

Ai këto komente i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.

“E kemi nisur vitin me idenë se po krijohet një Qeveri e Shpresës dhe po e përfundojmë me një shtet të shtrirë për toke nga goditjet e dy partive që bërtitshin çdo ditë . Nuk mund të gjeni askund në historinë politike të shteteve një histori si kjo mes VV-së dhe LDK-së. Nuk ka aspak rëndësi se sa të paskrupullt kanë qenë mes vete këto dy parti, por rëndësi ka se çka i kanë bërë shtetit tonë vetëm në 1 vit”, thotë ai.

“Nuk ka më rëndë për partitë politike se të dalin . Kjo është njollë e pashlyeshme për një parti politike. Vetëvendosje dhe LDK-ja kanë mashtruar njerëzit e këtij vendi duke u premtuar shpëtimin e qeverisjes. Por, ajo çfarë kemi parë gjatë bashkëqeverisjes së tyre ka qenë më shumë një luftë mes tyre se një bashkëpunim për të realizuar objektivat e qeverisjes së mirë Sot, disa muaj më vonë, vendi është në pozitën më të keqe që nga koha e luftës. Sot, Kosova nuk ka asnjë institucion kryesor në funksionim normal. Gjithçka po “funksionon” vetëm me Ushtrues Detyre. Jo vetëm institucionet politike, por fatkeqësisht edhe ato të sigurisë sot drejtohen nga Ushtrues Detyre. Po shpresoj se kjo nuk është një politikë e qëllimshme dashakeqe për Republikën e Kosovës”, ka thënë i njëjti./GazetaExpress/

https://www.facebook.com/betim.gjoshi.7/posts/244913540385548

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0