Anëtari i Nismas vd.es nga një sëmundje e rëndë, për pak ditë do të martohej

HomeAktualitet

Anëtari i Nismas vd.es nga një sëmundje e rëndë, për pak ditë do të martohej

Anëtari i Nismas Socialdemokrate, Luan Bajra, ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë.

Vde.kjen e të riut e ka konfirmuar kreu i partisë, Fatmir Limaj, i cili ka shprehur ngushëllime dhe ka thënë se kjo është një humbje e madhe, shkruan GazetaLajmi.

“I trishtë lajmi për vd.ekjen e të riut, Luan Bajra nga fshati Panorc i Malishevës. Familjes Bajra, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vd.ekjen e Luanit. Familja Bajra ka humbur një djalë me vlera të larta njerëzore, ndërsa Nisma një anëtar të devotshëm. Pavarësisht ikjes së hershme në amshim, kujtimet për Luanin do të mbesin përherë në kujtesën tonë”, ka shkruar Limaj.

Ndërkohë, nga të afërmit është është bërë e ditur se Bajra vuante nga një sëmundje e rëndë, nga e cila po lëngonte për një kohë.

Për Luanin u mësua edhe se ishte i fejuar dhe gjatë këtij gushti kishte planifikuar të martohej.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0