Anëtari i lartë i LDK-së vjen me një thirrje për Kurtin e Haradinajn

HomeAktualitet

Anëtari i lartë i LDK-së vjen me një thirrje për Kurtin e Haradinajn

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova, ka folur në lidhje me situatën politike në të cilën po kalon vendi.

Rugova ka theksuar se mungesa e konsensusit për zgjedhjen e Presidentit të ri e dërgon vendin drejt zgjedhjeve.

Ai i ka bërë thirrje Kurtit dhe Haradinajt që përpara se të hyjnë në këtë proces së pari duhet të votohet Ligji pë Buxhetin 2021 në mënyrë që mos të pësojnë qytetarët.

Postimi i plotë:

Mungesa e debatit të brendshëm dhe arritja e një koncenzusi politik mes subjekteve politike për të zgjedhur një president koncensual, pashmangshëm e dërgon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Këtu nuk shoh asgjë të keqe!
Por duhet pasur përgjegjësi politike dhe institucionale që mos të gjenerojmë kriza të reja. Ju bëj thirrje z. Kurti dhe z. Haradinaj që para se të hyjmë në këtë proces së pari të votohet Ligji për Buxhetin e shtetit për vitin 2021, në mënyrë që të evitohet kriza buxhetore dhe të garantohet funksionimi i institucioneve si dhe mos të pësojnë qytetarët. Për të tjerat do të vendosë sovrani!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0