Amerika ia ndan edhe 500 mijë euro Kosovës për ta luftuar pandeminë COVID-19

HomePolitike

Amerika ia ndan edhe 500 mijë euro Kosovës për ta luftuar pandeminë COVID-19

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndarë edhe 500 mijë euro shtesë për Kosovën, për t’i ndihmuar ta luftojë pandeminë COVID-19. Kjo u bë e ditur

Deputeti i AAK-së: Nevojiten 800 milionë euro për stabilizimin e ekonomisë
Makinat 3 Z shpenzuan 26 milion euro naftë
Qytetaret refuzojne te paguajnë fakturat shkyçen nga shërbimet

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndarë edhe 500 mijë euro shtesë për Kosovën, për t’i ndihmuar ta luftojë pandeminë COVID-19.

Kjo u bë e ditur përmes një video-mesazhi nga ana e ambasadorit amerikan, Philipp Kosnett.
Në fjalimin e tij, ambasadori Kosnett thotë se pandeminë COVID-19 mund ta mposhtin vetëm të bashkuar.

“Lajme shumë të mira: Kosova do të marrë edhe 500.000 dollarë shtesë nga Departamenti i Shtetit dhe USAID si ndihmë për të luftuar pandeminë. Së bashku ne mund të mposhtim COVID-19”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.Kosnett ka thënë se që nga paraqitja e rastit të parë me COVID-19, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar ndihmë të vazhdueshme për Kosovën në luftën kundër pandemisë dhe për ata që kanë qenë në front me pandeminë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0