Ambasada e Kosovës ka një porosi për bashkatdhetarët në Zvicër

HomeAktualitet

Ambasada e Kosovës ka një porosi për bashkatdhetarët në Zvicër

Ambasada e Kosovës në Bern ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për ata të cilët po qëndrojnë si vizitorë në Zvicër.

Të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët aktualisht qëndrojnë si turistë në Zvicër, e që nuk mund të kthehen në Kosovë për shkak të situatës pandemike, luten ta njoftojnë ambasadën e Kosovës në Bern, në mënyrë që të bëhet evidentimi i të dhënave të tyre dhe t’iu mundësohet kthimi në Kosovë.

Shtetasit kosovar me banim në kantonet të cilat i mbulon Ambasada Kosovës në Bern, luten t’a kontaktojnë shërbimin konsullor te Ambasadës dhe ti dërgojnë kopjen e pasaportës, kopjen e vizës dhe një numër kontaktues në e-mail: consulate.bern@rks-gov.net
Për informacione shtesë luteni t’na kontaktoni në numrin emergjent:
+41 77 479 11 86

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0