Alo policia? Dasmat në Kosovë nuk po ndalen, një e tillë u mbajt sot VIDEO

HomeAktualitet

Alo policia? Dasmat në Kosovë nuk po ndalen, një e tillë u mbajt sot VIDEO

Pandemia COVID-19 ka bërë që në Kosovë të ndalohen gati të gjitha aktivitetet argëtuese. Kafeteritë dhe restorantet punojnë me masa të rrepta të distancës, diskotekat nuk janë hapur fare, kurse dasmat dhe ahengjet tjera janë të ndaluara rreptësisht.
Të paktën të gjithë këto qëndrojnë në letër, por jo edhe në terren. Dasmat dhe ahengjet po mbahen, ndërsa policia si institucion ligjzbatues ka raste kur po i mbyll sytë, varësisht se kush është nikoqir, shkruan Ballkani.info.

Se dasmat nuk po ndalen, e tregojnë edhe këto pamje të sotme që vijnë ‘ekskluzivisht’ nga këngëtarja Dafina Zeqiri. ‘Duffy’ sot e ka martuar njërin nga bashkëpunëtorët e tij, Akilin. Në postimet e këngëtares në instagram, shihet se dasma është gati sikur të mos ishte në kohë pandemia. Aty s’ka distancë, s’ka maska, ka muzikë, ka numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve.

Të gjitha shihen në këtë dasmë, por jo edhe ata që do të duheshin të kujdeseshin për zbatimin e ligjit, policia.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0