Alija: AAK-së dhe Nismës nuk i konvenojnë zgjedhjet, PDK në shtator në Qeveri?

HomePolitike

Alija: AAK-së dhe Nismës nuk i konvenojnë zgjedhjet, PDK në shtator në Qeveri?

Njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija në një prononcim për Gazeten duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe “krisjen” e koalicionit AAK-NISMA-LDK thekson se nuk ka gjasa se mund të shpërbëhet ky koalicionAlija bën të ditur se AAK-së dhe Nismës në këto momente nuk i konvenojnë zgjedhjet në këto momente, prandaj gjasat e prishjes së partneritetit mes tyre janë të vogla.Ai tutje thotë se mundësia më e madhe është që pjesë e Qeverisë në vjeshtë të bëhet edhe PDK-ja, nëse Thaçi dhe Veselit i konfirmohen aktakuzat nga Gjykata Speciale.

“Ideja që kanë pas Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma se pasi ta votojnë një Qeveri Hoti në Kuvend të mund t’i diktojnë edhe vendimet, rrjedhimisht edhe mënyrën e qeverisjes. Kjo ka rezultu që nuk është e mundur në sjelljen e Kryeministrit, e kemi pa që Kryeministri Hoti ka probleme edhe brenda vetë LDK-së në kuptimin që është i pavarur në vendimet e tij si Kryeministër, të paktën atë po reflekton. Nëse ka mendu AAK-ja dhe NISMA që duke iu dhënë votat për formimin e Qeverisë Hoti kjo nënkupton edhe diktimin e vendimeve të cakktume, kanë gabu, të paktën kështu po rezulton sjellja e Kryeministrit”
“Në anën tjetër nuk besoj se do të reflektojë në një prishje të koalicionit aktual qeverisës, ajo ç’ka mund të themi tani është që gjasat reale janë që edhe PDK-ja të mund t’i bashkohet Qeverisë në vjeshtën e këtij viti, gjthmonë nëse konfirmohen aktakuzat për Thaçin dhe Veselin. Në këtë rast mund të kemi një hyrje të PDK-së në koalicionin qeverisës, po jo, këto qarje nuk mendoj se produkt final do të kishin prishjen e koalicionit. Në këto rrethana as AAK-së dhe as Nismës nuk i konvendon që të ketë zgjedhje të reja. Zgjedhjet e reja mund t’i qonin këto dy parti në rënia drastike, Nisma mund të mbesë e pa përfaqësur fare në Kuvend ndërsa AAK-ja nuk mund të merrte më shumë se 10 deputetë.Më shumë janë retorika momentale dhe kalkulime. Asesi nuk besoj që kjo mund të rezultonte në një prishje të koalicionit vetëm nëse do të kishte një marrëveshje të fshehtë PDK-së AAK-së dhe Nismës” tha Alija për Gazeta Blic.Ditët e fundit AAK-ja dhe Nisma kanë shtuar kritikat në drejtim të Kryeministrit Hoti në lidhje me mënyrën e përfaqësimit në dialogun Kosovë-Serbi dhe emërimin e korrdinatorit Avdullah Hoti.

Sot kundër Qeverisë dhe masave të propozuara anti Covid ka dalë edhe ministrja nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla e cila ka deklaruar se do tA votojë kundër këtij propozimi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0