Albulena Haxhiu i thotë JO Murat Jasharit për president para zgjedhjeve të reja

HomePolitike

Albulena Haxhiu i thotë JO Murat Jasharit për president para zgjedhjeve të reja

Ish-ministrja e Drejtësisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tani zyrtare e kësaj partie është kundër që Murat Jashari, të bëhet president aktualisht.

Ajo këtë e ka arsyetuar me faktin se do t’i zgjatej jeta qeverisë Hoti dhe sipas saj vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Nëse e zgjedhim tani, e përdorim si mundësi për t’ia zgjatur jetën qeverise Hoti”, tha Haxhiu në RTV Dukagjini.

Por ajo shtoi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja që të krijohet një qeveri legjitime dhe më pas të zgjedhjet presidenti.

Por nënkryetarja e Kuvendit nga VV, Arbërie Nagavci tha se ky është qëndrim personal i Haxhiut e jo i Vetëvendosjes.

“Ky është qëndrim i Haxhiut dhe jo i Lëvizjes. Këto ikse (x) ishin për pazaret që janë bërë deri tani në Kosovë”, tha Nagavci.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0