Albin Kurti rrëfen torturat në Burgun e Prishtinës

HomePolitike

Albin Kurti rrëfen torturat në Burgun e Prishtinës

Albin Kurti viziton vendin ku kishte qëndruar si i burgosur, Burgu i Prishtinës shndërrohet në muzePas njëzet e një vjetësh u rikthye sërish në qelinë e njëjtë.Por, Albin Kurti kësaj radhe si mysafir erdhi të vizitojë Burgun e Prishtinës në ditën e çlirimit të Kosovës.

Ky burg i shndërruar në muze ngjalli kujtime të mëdha tek Kurti.Ai ishte arrestuar atë kohë për shkak të veprimtareve politike kryengritëse në kohë okupimi.Gjatë kohës sa qëndronte brenda ai kujtonte kohërat që kishte kaluar në mesin e këtyre mureve.

E kujtimet e kësaj qelie ai i ndante me shokët që kishte ardhur këtu.Kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tregon që në këtë burg nuk është sjellë i vetëm.E brenda këtyre mureve, Albin Kurti dhe të tjerët ishin maltretuar rëndë nga regjimi serb tha ai për T7.Ndërkohë, afër kësaj qelie ishte mbajtur edhe një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare.Ndërsa Albin Kurti, në këtë burg ishte mbajtur vetëm 5 ditë.Por, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje i kishte rënë që të qëndroj këtu edhe pas çlirimit të Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0