Albin Kurti prezanton një ardhje të re në parti

HomeAktualitet

Albin Kurti prezanton një ardhje të re në parti

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka prezantuar në rrjetin social Facebook një ardhje të re në partinë e tij.

Ky është postimi i plotë i tij:

Shkumbin Halabaku nga Pozharani i Vitisë u anëtarësua në VETËVENDOSJE!. Ai ka përfunduar për shkenca politike në Kolegjin Utica në Neë York, ndërsa studimet e nivelit master në shkenca politike, integrim e qeverisje në Universitetin e Salzburgut në Austri. Tani punon si asistent në këtë Universitet dhe ligjëron lëndë të ndryshme që janë të përfshira në drejtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe negociatave ndërkombëtare. Shkumbini është anëtari më i ri të cilit sot i urova mirëseardhje në Lëvizje. Me të rinj e të reja profesioniste që kanë mbaruar studimet jashtë e brenda vendit, dhe me qeverinë tonë të re pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosovën e pret një e ardhme e ndritur.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0