Albin Kurti nuk pret, ja kur i propozon zgjedhjet e reja

HomeUncategorized

Albin Kurti nuk pret, ja kur i propozon zgjedhjet e reja

Kryeminstri Albin Kurti ka marrë shkas nga ulja e rasteve me Covid-19 dhe shembujt e shteteve të tjera, që edhe Kosova të shkojë në muajin qershor ose korrik në zgjedhje.

Ja deklarata e plotë e liderit të VV-së:

“Ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashton zgjedhjet

Sot u bënë dy muaj nga mocioni i mosbesimit. Më 25 mars krizës shëndetësore iu pat shtuar edhe ajo politike. Mirëpo, ne po ia dalim. Dje ishte dita e parë, që nga 13 marsi, pa të infektuar me virusin Corona.

Ngërç institucional? Nuk është e vërtetë. Mospajtime ka, por edhe zgjidhje ka. Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja. Ato tashmë po mbahen anembanë Evropës. Pas shëndetit të popullsisë dhe ekonomisë, është në pyetje edhe shëndeti i demokracisë. Zgjedhje do të ketë në qershor në Islandë, Francë dhe Serbi, kurse në korrik në Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Kroaci. Duhet të kemi zgjedhje edhe në Kosovë e aso lokale në Podujevë. Madje, mundet edhe njëkohësisht”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1